Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku një grua ka humbur jetën pasi dyshohet se u hodh nga një objekt banesor, mëson Sinjali.
Rasti është raportuar më 3 maj 2026 rreth orës 07:33, në rrugën “Xhemajl Mustafa”, ku Policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe e kanë transportuar viktimën për trajtim në QKUK.
Sipas informacioneve, një dëshmitar ka deklaruar se e kishte parë viktimën të shtrirë në tokë, ndërsa gjendja e saj ishte e rëndë që në momentin e gjetjes.
Rreth orës 08:50, mjekët kanë konstatuar vdekjen e saj.
Pas veprimeve hetimore, viktima është identifikuar si Valbona Rexhepi rreth 54 vjeç.
Në vendngjarje kanë dalë njësitë e hetimeve rajonale, ndërsa me udhëzim të Prokurorit për Krime të Rënda, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.
Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.
Hetimet janë në vazhdim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


