Thursday, April 23, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | Tragjedi në Gjakovë: 29-vjeçari goditet nga krani dhe humb jetën...

Ekskluzive | Tragjedi në Gjakovë: 29-vjeçari goditet nga krani dhe humb jetën në vendin e punës

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Gjakovë, në rrugën Pjetër Pogdani në afërsi të shkollës “Mehmet Akif”, ku një punëtor 29-vjeçar ka humbur jetën gjatë punimeve në lartësi me kran.

Sipas informacioneve të para, derisa viktima me inicialet L.F. po punonte në terren, krahu i kranit që po bartte materiale dyshohet se e ka goditur atë, duke e rrëzuar nga lartësia në tokë.

Lëndimet e marra kanë qenë fatale dhe ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë policore dhe ekipi emergjent, të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij.

Më pas, trupi i pajetë është marrë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Policia e Kosovës dhe inspektorati i punës kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e sakta të këtij aksidenti tragjik dhe për të përcaktuar nëse janë respektuar masat e sigurisë në vendin e punës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT