Wednesday, July 1, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | Shkoi ta arrestonte Policia, 25-vjeçarit i gjenden drogë dhe thikë...

Ekskluzive | Shkoi ta arrestonte Policia, 25-vjeçarit i gjenden drogë dhe thikë – dërgohet edhe në vuajtje të dënimit njëvjeçar

Një 25-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë në Prizren, pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër-arrest për vuajtjen e një dënimi me burgim. Gjatë arrestimit, atij iu gjetën edhe substanca narkotike dhe një thikë, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Bajram Qoqajn rreth 25 vjeç, i cili u ndalua nga njësia për realizimin e urdhëresave të Stacionit Policor në Prizren.

Gjatë kontrollit trupor, Policia i gjeti tri doza të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë 4.20 gramë, një grinder dhe një thikë.

Pas shoqërimit në stacion policor, rastin e kanë marrë në trajtim hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë.

Gjatë intervistimit, i dyshuari ka deklaruar se është përdorues i marihuanës dhe se sasinë e gjetur e kishte blerë dy ditë më parë për 30 euro, për përdorim personal.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar procedurë për veprat penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Pas përfundimit të procedurave për këto vepra penale, Bajram Qoqaj është dërguar në vuajtje të dënimit me burgim prej një viti, në bazë të urdhër-arrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT