Një përplasje mes dy të rinjve në një kafiteri në Prishtinë ka përfunduar me dhunë fizike dhe ndërhyrje të policisë.
Ngjarja ka ndodhur më 19 prill 2026 në orët e mëngjesit, në kafiterinë “Ellie”, në zonën e Central Park.
Siç mëson ekskluzivisht Sinjali, i dëmtuari A. U rreth 21 vjeç ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga Gazmend Ramaj rreth 25 vjeçar, pas një mosmarrëveshjeje që lidhej me çështje pune.
Sipas burimeve, konflikti verbal ka eskaluar në përleshje fizike, ku viktima ka pësuar lëndime në fytyrë dhe ka marrë trajtim mjekësor.
I dyshuari është shoqëruar në polici dhe gjatë intervistimit e ka pranuar veprën.
Me vendim të prokurorit kujdestar, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”.
Hetimet janë në zhvillim.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


