Gjykata Themelore në Prizren ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Fadil Selimit, Beqir Selimit dhe Arsim Doganit, të dyshuar për veprat penale “Fajdeja”, “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Rrezikimi i trafikut publik”.
Sipas informatës së Gjykatës, kërkesa është regjistruar më 20 gusht 2026, rreth orës 00:30, pas mesnate.
Seanca për caktimin e masës së sigurisë është caktuar të mbahet sot, duke filluar nga ora 10:00, konfirmoi Gjykata Themelore Prizren për Sinjalin.
Gjykata ka bërë të ditur se ka respektuar afatin ligjor për caktimin e seancës, ndërsa brenda afatit ligjor pritet të marrë vendim lidhur me kërkesën e Prokurorisë së Shtetit.
Sinjali do të raportojë për vendimin e Gjykatës sapo të merret.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


