Sunday, May 10, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | Po rrinte në lokalin “Toks” në rrugën C – arrestohet...

Ekskluzive | Po rrinte në lokalin “Toks” në rrugën C – arrestohet 33-vjeçari i kërkuar me urdhër-arrest për vuajtje dënimi me burgim

Një aksion i shpejtë policor është zhvilluar mbrëmjen e së premtes në një nga lokalet në rrugën C në Prishtinë, ku njësitë elitare të reagimit kanë arrestuar një person që kërkohej me urdhër-arrest aktiv, mëson Sinjali nga burime të afërta me rastin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 në lokalin “Toks”.

Sipas informatave, Njësia e Reagimit të Shpejtë së bashku me hetuesit policorë kishin siguruar informacion se Egzon Abazi (33-vjeçaro) ndodhej brenda lokalit.

Burimet bëjnë të ditur se policët kanë zbarkuar në lokacion dhe kanë intervenuar menjëherë për arrestimin e tij.

Sinjali mëson se ndaj 33-vjeçarit ekzistonte një urdhër-arrest aktiv, ndërsa pas prangosjes ai është shoqëruar në Stacionin Policor “Jugu”.

Pas procedurave policore, ai është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali për vuajtjen e dënimit me burgim në kohëzgjatje prej një viti.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT