Osman Syla, 71 vjeçar, është punëtori i “Viva Fresh Store” në Prishtinë, i cili dyshohet se ka ngacmuar një kolege të tij brenda hapësirave të marketit ku punonin bashkë, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të afërta me hetimin, viktima 21-vjeçare ka deklaruar në Polici se prej disa ditësh përballej me komente dhe sjellje shqetësuese nga i dyshuari.
Rasti është raportuar pasi, sipas ankueses, derisa ndodhej në pauzë në një nga zyrat e lokalit duke ngrënë ushqim, i dyshuari ka hyrë në hapësirë, ka nisur ta ngacmojë me fjalë dhe më pas është afruar duke e prekur në fytyrë.
E shqetësuar nga sjellja e tij, ajo ka vendosur ta raportojë rastin në Polici.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Ngacmim”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.


