Aksioni kundër fajdesë në Prizren është duke vazhduar, ndërsa një nga lokacionet që po bastiset ndodhet në rrugën “Agron Fetahu”.
Gazeta Sinjali mëson se në këtë rrugë është duke u zhvilluar bastisja nga njësitet policore dhe organet kompetente, në kuadër të aksionit kundër personave të dyshuar për fajde.
Aksioni në Prizren është ende në zhvillim, ndërsa më herët Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, konfirmoi për Sinjalin se gjatë aksionit janë arrestuar tre persona.
Kryeziu bëri të ditur se janë duke u bastisur disa lokacione, ndërsa theksoi se është ende herët për të dhënë më shumë detaje lidhur me rastin.
Gazeta Sinjali do të raportojë për zhvillimet e reja nga aksioni.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


