Tuesday, August 18, 2026
spot_img
HomeLajmeVuçiqi i lutet NATO-s të mos hapet Ura e Ibrit (VIDEO)

Vuçiqi i lutet NATO-s të mos hapet Ura e Ibrit (VIDEO)

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka kundërshtuar hapjen e Urës së Ibrit për qarkullim, duke paralajmëruar se do t’i drejtohet me letër Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Vuçiqi ka thënë se nuk beson se kërkesa e tij do të pranohet, por ka paralajmëruar se letrën do ta dërgojë gjatë ditës ose të nesërmen, raporton Klan Kosova.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian ka kërkuar koordinim dhe konsultime të mëtejshme, duke theksuar se ura duhet të shërbejë si lidhëse për të gjitha komunitetet dhe se Policia e Kosovës duhet të garantojë sigurinë e të gjithëve.

Zëdhënësja e BE-së, Anita Hipper, ka rikujtuar se ura aktualisht është e hapur për këmbësorë, por jo për qarkullimin e automjeteve, duke kërkuar përmirësim të koordinimit mes institucioneve.

Zhvillimet vijnë pasi KFOR-i ka nisur kalimin gradual të disa përgjegjësive të sigurisë te Policia e Kosovës, përfshirë edhe zonat përreth Urës së Ibrit.

Për më shumë, ndiqeni kronikën në vijim:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT