Tuesday, August 18, 2026
spot_img
HomeLajmeZagorë e Vushtrrisë: Kisha niset pa leje, protestojnë banorët (VIDEO)

Zagorë e Vushtrrisë: Kisha niset pa leje, protestojnë banorët (VIDEO)

Fillimisht u vendos vetëm guri.

E në Zagorë të Vushtrrisë u planifikua ndërtimi i kishës Shën Flori dhe Shën Lauri.

Mirëpo, me këtë projekt të Lëvizjes për Rikthim, të cilit të hënën me ceremoni iu vu gurthemeli, nuk po pajtohen banorët e fshatrave Zagorë, Dumnicë e Poshtme, Dumnicë e Epërme dhe Samadrexhë të Vushtrrisë.

Ata u mblodhën të martën në orën 6 të mëngjesit për të protestuar kundër ndërtimit të faltores, që po e cilësojnë përçarëse e politike.

Protestuesit thonë se në këtë anë nuk ka pasur besimtarë katolikë.

E po të ishin të tillë, sipas tyre, edhe qasja do të ishte me miqësore.

Në këtë çështje u përfshi edhe Inspektorati i Komunës, që thane se nuk kanë pranuar kërkesë për leje.

Por, për ndalimin e punimeve reaguan edhe nga dioqeza Prizren Prishtinë të cilët e konsiderojnë këtë vendim jo kushtetues, jo ligjor dhe të padrejtë.

Kodrën në të cilën tash gjendet vetëm guri për përkujtimin e dy martirëve katolik Shën Flori dhe Shën Lauri po e ruajnë ekipet e njesisë speciale që të mos ketë ndonjë incident mes dy palëve.

Derisa, atyre që donin ta ndërtonin kishën e të tjerëve pro kësaj iniciative iu ndalua edhe shkuarja në atë zonë.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT