Një aksident me fatalitet ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Zllapek–Raushiq, në komunën e Pejës, ku një këmbësor ka humbur jetën pasi është goditur nga një veturë.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se viktima është Musa Llugagjija.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00.
Sipas informacioneve të para, shoferi i automjetit pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa vetura është lënë në vendin ku ndodhi aksidenti.
Në vendngjarje kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e këmbësorit.
Policia ka nisur hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personit të dyshuar që ndodhet në arrati.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


