Friday, May 8, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | Krismë e fortë dhe flakë gjigante në Pejë – digjen...

Ekskluzive | Krismë e fortë dhe flakë gjigante në Pejë – digjen kamioni i “Migros”, autobusi i “Zekaj Tours” dhe disa vetura

Një zjarr i madh ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në Pejë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në një servis dhe disa automjete, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:45 në rrugën e Heronjve, në fshatin Katund i Ri.

Sipas informatave, patrulla policore që po qarkullonte në zonë kishte vërejtur flakë të mëdha në parkingun e servisit “Klima” dhe kishte ndërhyrë menjëherë në vendngjarje.

Menjëherë pas Policisë kanë arritur edhe ekipet e zjarrfikësve, të cilat kanë nisur lokalizimin e zjarrit.

Burimet bëjnë të ditur se nga flakët janë përfshirë: një kamion i kompanisë “Migros”,një autobus dykatësh i kompanisë “Zekaj Tours”, një pickup VW Caddy, si dhe dy vetura të klientëve të servisit.

Një dëshmitar ka deklaruar para Policisë se ishte zgjuar nga një krismë e fortë rreth orës 04:05 dhe kur kishte parë nga dritarja kishte vërejtur kamionin në flakë, duke alarmuar menjëherë zjarrfikësit dhe pronarin e servisit.

Pronari i servisit ka deklaruar se përveç automjeteve, nga zjarri është dëmtuar edhe pjesa ballore e punëtorisë.

Vlera e dëmit ende nuk është përllogaritur, por sipas burimeve konsiderohet e madhe.

Në vendngjarje gjatë natës kanë dalë hetuesit dhe krimteknika, ndërsa sot në mëngjes janë angazhuar edhe ekspertët e zjarreve për të përcaktuar shkakun e incidentit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti aktualisht po trajtohet si “Hetim i zjarrit”, derisa të sqarohet plotësisht se si ka nisur zjarri.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT