Saturday, September 26, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | Këta janë të dyshuarit për sulm dhe kanosje në Kaçanik...

Ekskluzive | Këta janë të dyshuarit për sulm dhe kanosje në Kaçanik – konfiskohen armë dhe municion, njëri në kërkim

Një rast i dhunës në familje që përfshin veprat penale “Sulm” dhe “Kanosje” është zbardhur në Kaçanik, ku dy persona nga e njëjta familje janë përfshirë në incident.

Ngjarja ka ndodhur më 30 mars 2026 në fshatin Kaçanik i Vjetër, ku viktimë ka mbetur Ermond Bajselmani.

Sipas të dhënave nga hetimet, për veprën penale “Sulm” dyshohet Edison Bajselmani, ndërsa për veprën penale “Kanosje” i dyshuari është Hisen Bajselmani.

Gjatë intervistimit më 31 mars 2026, i dyshuari Edison Bajselmani ka deklaruar se posedon armë me leje, çka ka bërë që, me urdhër të prokurorit kujdestar, njësitet policore të kryejnë konfiskimin e tyre.

Policia ka sekuestruar një pushkë gjuetie të llojit “Stranger” dhe një pistoletë të tipit “BRG9 Elite Gen2”, si dhe një sasi municioni prej 45 fishekësh të kalibrit 9×19 dhe 6 fishekësh gjuetie të kalibrit 12GA.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, Edison Bajselmani është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, i dyshuari tjetër, Hisen Bajselmani, i cili dyshohet për veprën penale “Kanosje”, ndodhet jashtë vendit dhe është shpallur në kërkim policor.

Rasti mbetet nën hetime.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT