Saturday, May 9, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | Këta janë personat që dyshohet se u përplasën me Policinë...

Ekskluzive | Këta janë personat që dyshohet se u përplasën me Policinë në lokalin “Komuniteti 112” në Gjakovë

Detaje të reja kanë dalë nga incidenti që eskaloi pas mesnate në lokalin “Komuniteti 112” në Gjakovë, ku Policia intervenoi pas raportimeve për prishje të rendit dhe qetësisë publike, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin.

Burimet bëjnë të ditur se personat e arrestuar lidhur me rastin janë:

Lekë Stublla, rreth 49-vjeçar,

Gerti Dina, rreth 20-vjeçar,

dhe Omer Ramadani, rreth 20-vjeçar,

të cilët dyshohen për pengim të zyrtarëve policorë gjatë kryerjes së detyrës.

Ndërkohë, personi që Policia e konsideron të dyshuarin kryesor, Luan Dina, vazhdon të jetë në arrati.

Sipas informatave, gjithçka nisi kur patrulla policore ndërhyri në lokalin “Komuniteti 112” pas raportimeve për tensione dhe prishje të rendit.

Por situata eskaloi pasi i dyshuari kryesor dyshohet se kishte ofenduar zyrtarët policorë dhe më pas ishte futur brenda lokalit për t’iu shmangur arrestimit.

Në ato momente, Policia pretendon se hasi në rezistencë dhe pengim edhe nga persona të tjerë të pranishëm në lokal, çka bëri që në vendngjarje të kërkoheshin përforcime.

Për ta futur situatën nën kontroll, zyrtarët policorë përdorën forcë fizike, pranga dhe sprej OC.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, tre të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT