Një shtetas i huaj është arrestuar në Deçan pasi është kapur me substancë të dyshuar narkotike gjatë një operacioni policor.
Siç mëson Sinjali, ngjarja ka ndodhur më 30 mars 2026, rreth orës 22:50, në rrugën “Fatmir Nimanaj”, ku policia në kuadër të planit operativ “Drogat” ka ndaluar për kontroll një automjet taxi.
Gjatë bastisjes së pasagjerëve, te i dyshuari Hawar Hafzulla Jasin, shtetas austriak me prejardhje kurde, janë gjetur dhe sekuestruar dy qese të vogla me substancë të dyshuar si kokainë.
Për shkak të mungesës së peshores në vendngjarje, sasia e saktë e substancës nuk është përcaktuar.
I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtejme.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Rasti është iniciuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve” dhe mbetet nën hetime.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


