Friday, September 18, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | Kapet me Glock dhe 34 fishekë në Junik – i...

Ekskluzive | Kapet me Glock dhe 34 fishekë në Junik – i dyshuari kishte leje, por jo dokument për bartje

Një person është ndaluar nga policia në një pikë kontrolli në Junik, pasi gjatë kontrollit i janë gjetur armë dhe municion.

Ngjarja ka ndodhur më 19 prill 2026 rreth orës 08:30, në fshatin Gjocaj.

Siç mëson ekskluzivisht Sinjali, njësia e Stacionit Policor në Junik, në asistim të patrullës nga SPMK-Ponoshec, ka ndaluar për kontroll Elbasan Blakaj rreth 41 vjeç, i cili po lëvizte me automjetin e tij.

Gjatë kontrollit, tek i dyshuari janë gjetur:

* një revole Glock 17,

* 34 fishekë të kalibrit 9 mm,

* si dhe dy karikatorë të së njëjtës armë.

Arma dhe municioni janë sekuestruar përkohësisht, pasi që, ndonëse i dyshuari posedonte leje për armë, nuk kishte dokument për bartjen e saj në atë moment.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti mbetet nën hetime.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT