Thursday, April 23, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | Grabitje si në filma te “Prishtina Mall” – e përplasin...

Ekskluzive | Grabitje si në filma te “Prishtina Mall” – e përplasin me veturë, e spërkasin me sprej dhe ia marrin 42 mijë euro

Një grabitje e rëndë, me elemente të organizuara, ka ndodhur pasditen e së mërkurës pranë rrethrrotullimit te “Prishtina Mall”, mëson Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:45, kur dy persona që lëviznin me një veturë Golf 7, me targa vendore, kanë goditur nga prapa një veturë të tipit BMW X5, në pronësi të kompanisë “Endriti Premium Cars”.

Sipas informacioneve, pas përplasjes, të dyshuarit kanë dalë nga vetura, kanë shpuar gomat e BMW-së, ndërsa më pas kanë përdorur sprej ndaj drejtuesit të automjetit, duke e neutralizuar.

Nën këto rrethana, ata kanë marrë një çantë në të cilën ndodheshin rreth 42 mijë euro dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të Lipjanit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë hetimore të stacionit policor në Graçanicë, hetimet rajonale si dhe njësia për grabitje, të cilat kanë kryer këqyrjen dhe kanë nisur hetimet intensive për identifikimin e autorëve.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Grabitje e rëndë”, ndërsa të dyshuarit mbeten në arrati.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT