Forca të mëdha policore ndodhen në rrugën “Agron Fetahu” në Prizren, ku është duke u zhvilluar një bastisje në kuadër të aksionit kundër fajdesë.
Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se njësitet policore janë duke kryer bastisje në një nga lokacionet në këtë rrugë, ndërsa dyshohet se në fokus të kontrollit mund të jenë edhe substanca narkotike.
Aksioni është ende në zhvillim, ndërsa deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar nëse gjatë bastisjes janë gjetur ose sekuestruar substanca narkotike.
Gazeta Sinjali do të raportojë për çdo zhvillim të ri nga aksioni.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


