Monday, September 21, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | Arrestohet personi që u arratis nga stacioni policor në Prishtinë

Ekskluzive | Arrestohet personi që u arratis nga stacioni policor në Prishtinë

Një person që kishte arritur të arratisej nga Stacioni Policor “Jugu” në Prishtinë është kapur dhe arrestuar nga policia.

Ngjarja lidhet me incidentin e ndodhur më 13 prill, ku i dyshuari kishte ikur nga ambientet e stacionit policor, duke u shpallur në kërkim.

Siç mëson Sinjali, bëhet fjalë për Fuat Islamin rreth 55 vjeç, i cili dyshohet edhe për disa vepra penale, përfshirë:

            •           arratisje nga person i privuar nga liria

            •           dëmtim të pasurisë së huaj

            •           sulm ndaj personit zyrtar

I njëjti është kapur më 15 prill rreth orës 23:30 dhe është shoqëruar në Stacionin Policor “Jugu”.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Rasti mbetet në procedurë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT