Wednesday, September 30, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive| Arrestohet në Veternik një i dyshuar për vrasje me pagesë në...

Ekskluzive| Arrestohet në Veternik një i dyshuar për vrasje me pagesë në Danimarkë (EMRI)

Një operacion i madh policor u zhvillua sot në lagjen Veternik të Prishtinës, ku u arrestua një person i dyshuar për vrasje me pagesë.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari, i identifikuar si Liridon Fetahu, është shoqëruar në një nga stacionet policore të kryeqytetit, ku pritet të intervistohet në prani të prokurorit.

Operacioni u realizua nga njësitet e specializuara të Policisë së Kosovës, përfshirë edhe njësinë elitare FIT, duke garantuar kapjen e të dyshuarit pa incidente.

Sipas informacioneve të para, arrestimi lidhet me akuza për vrasje me pagesë të kryera në Danimarkë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm janë duke vazhduar intensivisht.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT