Një 26-vjeçar ka përfunduar në ndalim pasi Policia gjeti armë zjarri gjatë kontrollit të veturës së tij në Obiliq, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin.
Burimet bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Ardijan Mexhuanin, rreth 26-vjeçar.
Sipas informatave, rasti ka ndodhur më 16 maj 2026 rreth orës 20:25 në fshatin Kryshevc të Obiliqit, ku njësitë policore kanë ndaluar për kontroll një veturë BMW me targa vendore.
Sinjali mëson se gjatë kontrollit rutinë, nën ulësen e pasagjerit është gjetur një armë-revole e kalibrit 7.62 mm, si dhe një karikator me 5 fishekë.
Burimet bëjnë të ditur se i dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor në Obiliq, ku është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


