Ekipi i futsallit i Policisë së Kosovës ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në turneun ndërkombëtar për agjenci të sigurisë, “Copa Del Mare Tournament”, të mbajtur në Itali, duke u renditur nënkampion në këtë garë prestigjioze ndërkombëtare.
Ky turne ka mbledhur 62 ekipe nga 26 shtete të botës, ku Klubi i Futsallit i Policisë së Kosovës ka përfaqësuar institucionin dhe vendin në këtë kampionat, transmeton Klankosova.tv.
Në ndeshjen Policia barazoi ndaj ekipit nga Sllovakia (Tahuni), ku ndeshja përfundoj me rezultat 2:2, nërsa pas ekzekutimit të penalltive, Policia e Kosovës u rendit nënkampion me rezultat 20:19.


