Saturday, October 3, 2026
spot_img
HomeLajmeBisedimet SHBA-Rusi për Ukrainën, në tavolinë edhe një marrëveshje nafte prej miliarda...

Bisedimet SHBA-Rusi për Ukrainën, në tavolinë edhe një marrëveshje nafte prej miliarda dollarësh

Bisedimet e administratës së presidentit amerikan Donald Trump me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë janë zgjeruar dhe përfshijnë edhe një marrëveshje nafte prej shumë miliarda dollarësh, e cila do t’u sillte përfitime biznesmenëve të Lindjes së Mesme që kanë lidhje me negociatorët amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner, raportoi të shtunën “New York Times”.

Sipas raportit, marrëveshja, e cila varet nga miratimi i qeverisë amerikane dhe Kremlinit, përfshin një sërë fushash nafte, rafinerish dhe stacionesh benzine në të gjithë botën, në pronësi të grupit rus të energjisë Lukoil.

Shtëpia e Bardhë, Departamenti i Thesarit i SHBA-së dhe Lukoil nuk janë deklaruar në lidhje me këtë raport.

Grupi që po ndjek marrëveshjen përfshin investitorin dhe miliarderin amerikan Todd Boehly, dy grupe të Lindjes së Mesme që kanë bërë biznes me familjen e Kushnerit ose Witkoffit, si dhe një degë të qeverisë amerikane, shkruan gazeta.

Sipas burimeve të cituara nga “New York Times”, presidenti rus Vladimir Putin e ngriti çështjen e marrëveshjes gjatë një takimi më 5 shtator me Witkoffin dhe Kushnerin në Kremlin.

Putin, sipas raportit, propozoi përfundimin e marrëveshjes si një mënyrë për t’u treguar rusëve se mund të bënin biznes me Shtetet e Bashkuara.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT