Edon Zhegrova ka ndarë një moment familjar me ndjekësit e tij në rrjete sociale, ku shfaqet së bashku me djalin e tij, Mars, i veshur me fanellat e reja të Juventusit, raporton Gazeta Sinjali.
Në fotografinë e publikuar në InstaStory, futbollisti kosovar shihet duke mbajtur në krah të birin, ndërsa të dy janë të veshur me fanella të njëjta, në stil sportiv bardh e zi.
Zhegrova ka vendosur të ndajë këtë moment të veçantë me mbishkrimin “New T-shirts with my boy”, duke e shoqëruar me emoji zemrash.
Në imazh, futbollisti shihet në një ambient të jashtëm, i relaksuar, teksa përqendrohet te i biri, ndërsa në sfond vërehet një hapësirë e gjelbër dhe pajisje sportive, përfshirë një top futbolli.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


