Thursday, May 7, 2026
spot_img
HomeLajmeEdhe Rahoveci ndalon përdorimin e fishekzjarrëve

Edhe Rahoveci ndalon përdorimin e fishekzjarrëve

Komuna e Rahovecit ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në prag të festave të fundvitit.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi në Facebook ku kjo komunë thotë se përdorimi i fishekzjarrëve do të ndalohet në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë e sheshe.

Ndalimi vlen për periudhën 20 dhjetor 2024 deri më 10 janar 2025, përjashtim bën data 31 dhjetor 2024, prej orës 23:30 deri në orën 00:30 e datës 1 janar 2025.

Personat të cilët veprojnë në kundërshtim me këtë urdhëresë do të gjobiten në shumë prej 100 euro.

Kujtojmë se dje edhe Komuna e Gjilanit mori vendim për ndalim të fishekzjarrëve në hapësira publike./Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT