Lazio mori sonte një fitore shumë të madhe në “Doosan Arena”.
Fundi i kësaj përballje nuk qe aspak i lehtë për kryeqytetasit italianë, të cilët ngelën pa dy futbollistë në fushë.
Fillimisht përderisa rezultati ishte 1-1, në minutën e 77-të, Nicolo Rovella u ndëshkua direkt me karton të kuq, kurse pasi nisi koha shtesë, pas 90 minutave, edhe Samuel Gigot u përjashtua njësoj, raporton Klankosova.tv.
Pas kësaj situate, sigurisht që për tifozët lacianë, dilema ishte nëse do të mund të ruhej rezultati ose jo, por kështu nuk mendoi sulmuesi danez, Gustav Isaksen.
Ai e arriti “mrekullinë”, duke i dhënë ekipit të tij fitore, e cila thuajse e ka shijen e kualifikimit në çerekfinale të Europa Ligës, anise për ta arritur një gjë të tillë, i duhet të mos humb në takimin e kthimit, pas një jave.
Ndryshe, ishte mbrojtësi Alessio Romagnoli, ai i cili që në minutën e 18-të i dha avantazhin Lazios, njofton Klankosova.tv.
Por vendasit e Plzen, u kthyen në lojë, duke barazuar me anë të Rafiu Durosinmit, tetë minuta pasi nisi pjesa e dytë.
The post Edhe pse i përjashtohen dy lojtarë nga fusha, Lazio shënon gol dhe fiton në Plzen appeared first on Klan Kosova.


