Saturday, May 2, 2026
spot_img
HomeShowbizEdhe DiCaprio jep para për t'i dalë në ndihmë Los Anxhelosit

Edhe DiCaprio jep para për t’i dalë në ndihmë Los Anxhelosit

Leonardo DiCaprio është personazhi i fundit i famshëm që ka bërë donacion të madh për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve në Los Anxhelos pas zjarreve që kanë kapluar vendin.

Aktori 50-vjeçar, fitues i çmimit Oscar dhe aktivisti i ndryshimeve klimatike, hyri në mediat e tij sociale për të njoftuar angazhimin e tij për një donacion për të mbështetur nevojat aktuale dhe të rimëkëmbjes pas zjarrit.

Përveç kësaj, Leonardo përdori gjithashtu platformën e tij për të ndarë lidhje të drejtpërdrejta me organizatat që po punojnë në vijën e parë për të luftuar zjarret ose për të ofruar ndihmë dhe burime.

“Zjarret po shkatërrojnë qytetin tonë. Unë po jap 1 milion dollarë në partneritet me Programin e Reagimit të Shpejtë të @rewild për të mbështetur nevojat urgjente dhe përpjekjet për rikuperimin pas zjarrit”, shkroi Leo në Instagram, raporton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT