Friday, May 8, 2026
spot_img
HomeLajmeEdhe 4 ditë afat për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë

Edhe 4 ditë afat për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka rikujtuar se kanë mbetur edhe katër ditë deri në përfundimin e afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit 2026.

Sipas njoftimit të KQZ-së, të gjitha subjektet politike – partitë, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur – duhet t’i dorëzojnë online listat e kandidatëve deri më 12 maj 2026.

Procesi po zhvillohet në mënyrë elektronike përmes platformës së KQZ-së dhe Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike.

KQZ ka sqaruar se partitë politike të regjistruara konsiderohen automatikisht të certifikuara, ndërsa subjektet e reja politike kanë afat për aplikim për certifikim deri më 10 maj.

Dorëzimi i listave të kandidatëve konsiderohet një nga fazat kryesore të procesit zgjedhor dhe kusht i domosdoshëm për pjesëmarrje në zgjedhje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT