Monday, September 21, 2026
spot_img
HomeLajmeE zuri rryma teksa punonte në servis, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

E zuri rryma teksa punonte në servis, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një punëtor ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi dyshohet se nga pakujdesia ka rënë në kontakt me rrymën derisa ka qenë duke punuar në një servis në Prizren.

Klankosova.tv merr vesh se bëhet fjalë për një 71-vjeçar.

I njëjti është dërguar për trajtim në QKUK, dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë dhe jo stabile.

“Lëndime të rënda, edhe te ky është intervenuar në sallën operative nga ekipi i Neurokirurgjisë dhe Anestezionit, gjendja ishte e rëndë dhe jo stabile, vazhdon trajtimin në MIQ”, konfirmoi drejtori i Emergjencës, Naser Syla për Klankosova.tv.

Lëndohet rëndë punëtori në Prizren, ra në kontakt me rrymën në një servis

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT