Një 28-vjeçar me origjinë nga Filipinet ka humbur jetën në Durrës, pasi është goditur nga rryma elektrike gjatë punës në një varkë.
Sipas Policisë së Shqipërisë, i riu me inicialet A. R. ishte punëtor i një firme private dhe po punonte me një pompë për largimin e ujit nga varka.
Gjatë punës, ai ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe, si pasojë, ka humbur jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


