Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeLajmeE vërteta e "trenit bullgar" në Shtime

E vërteta e “trenit bullgar” në Shtime

Ka përfunduar numërimi i votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Shtime.

Por, përmbyllja e procesit është shoqëruar me disa parregullsi, ku janë hasur tri fletëvotime të pavulosura e të cilat i përkisnin Lëvizjes Vetëvendosje në këtë qytet.

Për këtë gjë, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Shtime kanë dal Policia e Kosovës dhe Prokuroria, teksa kryetari i degës së PDK-së në Shtime, Rrahman Jakupi, tha për Kiks Kosovën se do të presin rezultatin e hetimeve.

“Dje kemi pasur një informatë nga komisionerë dhe vëzhgues në këtë qendër që kanë hasur në disa fletëvotime që kanë qenë të pavulosura dhe kemi pasur një reagim si subjekt politik dhe ndërkohë na janë bashkëngjitur edhe subjektet e tjera politike në Shtime”.

“Është evidentuar një gjetje dhe për këtë kemi ngritur një dilemë ku besoj se organet e shtetit do të merren me këtë çështje dhe do të presim dhe të shohim rezultatin se çka ka mundur të ngjajë në ato vendvotime në atë kohë, ku disa fletëvotime janë gjetur të pavulosura”, tha Jakupi, njofton Klankosova.tv.

Më tej, ai foli për rezultatin e PDK-së në Shtime për zgjedhjet e 9 shkurtit, ku tha se për dallim nga vitit 2021 kanë një rritje të lehtë prej mbi 300 votave.

“PDK-ja në këto zgjedhje kemi shënuar numër prej 4 mijë e 377 votave sipas rezultatit zyrtar, por presim rritje të votave pasi nuk janë njehsuar votat me kusht dhe të bashkatdhetarëve dhe me njehsimin e këtyre votave presim një rritje të numrit të votave të PDK-së në Shtime”, tha ai.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT