Një breshkë jashtëzakonisht e rrallë me dy koka është zbuluar në Cape Cod, në shtetin Massachusetts të SHBA-së.
Breshka e vogël, e llojit diamondback terrapin, u gjet në një zonë të mbrojtur folezimi në Wellfleet dhe më 17 shtator u dërgua në Cape Wildlife Center në Barnstable për t’u monitoruar nga veterinerët.
Ajo peshon vetëm 5.2 gramë, afërsisht sa një monedhë e vogël. Dy kokat janë rezultat i një anomalie të rrallë zhvillimore të njohur si bicefali, ku dy koka zhvillohen në një trup të vetëm.
Veterinerët po monitorojnë nga afër ushqyerjen, rritjen dhe sjelljen e saj, ndërsa përpiqen të kuptojnë më mirë se si funksionojnë dy kokat dhe trupi i kësaj breshke të pazakontë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


