Friday, July 3, 2026
spot_img
HomeLajmeE rrahu me grushte e shuplaka para fëmijëve, 26-vjeçarja përfundon në spital...

E rrahu me grushte e shuplaka para fëmijëve, 26-vjeçarja përfundon në spital – bashkëshorti arrestohet në Klinë

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar pasditen e së mërkurës në fshatin Jashanicë të Klinës, ku një 26-vjeçare dyshohet se u rrah brutalisht nga bashkëshorti i saj, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se Policia ka ndërhyrë menjëherë pas pranimit të një telefonate për dhunë në familje, duke arrestuar në vendngjarje të dyshuarin Y. H., 27-vjeçar.

Sipas deklarimit të viktimës, Q. H., 26-vjeçare, pas një fjalosjeje, bashkëshorti i saj e kishte goditur me shuplaka dhe grushte në fytyrë dhe kokë, duke i shkaktuar lëndime të dukshme.

26-vjeçarja është dërguar për trajtim mjekësor në QKMF-në e Klinës, ku janë konstatuar shenja të dhunës në fytyrë dhe kokë.

Pas intervistimit të palëve dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Y. H është ndaluar për 48 orë.

Ndërkohë, viktima së bashku me tre fëmijët e saj është larguar nga banesa dhe është strehuar te familjarët.

Hetimet për rastin janë në vazhdim.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT