Sunday, August 16, 2026
spot_img
HomeLajmeE rrahin shefin e hetimeve në Sarandë, arrestohen 6 persona – pezullohen...

E rrahin shefin e hetimeve në Sarandë, arrestohen 6 persona – pezullohen edhe dy policë

Një përleshje mes rojeve të sigurimit të një lokali dhe disa personave në Sarandë ka përfunduar keq, pasi është sulmuar edhe Shefi i Hetimit të Krimit në Policinë e Sarandës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:20 të mëngjesit të 16 gushtit, në rrugën “Butrinti”.

Polici, i cili ishte duke kaluar me veturë, e ka parë përleshjen dhe është ndalur për të ndërhyrë. Ai është prezantuar si polic, por sipas Policisë, rojet e sigurimit e kanë sulmuar edhe atë.

Polici ka kërkuar ndihmë dhe rreth një minutë më vonë kanë arritur njësitet policore, të cilat e kanë ndalur përleshjen.

Për rastin janë arrestuar gjashtë persona, mes tyre administratori i lokalit, disa roje sigurie, një ushtarak që punonte si sigurim dhe një taksist. Një tjetër roje sigurie është shpallur në kërkim.

Por, rasti ka sjellë telashe edhe për dy policë.

Ata janë pezulluar nga detyra, pasi dyshohet se punonin pa leje si sigurim në lokalin ku ndodhi përleshja. Policia thotë se ata nuk e kishin lajmëruar rastin dhe nuk kishin ndërhyrë për ta ndalur përshkallëzimin.

Për rastin po vazhdojnë hetimet e Prokurorisë së Sarandës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT