Sunday, August 16, 2026
spot_img
HomeLajmeNë një autobus tek Dheu i Bardhë kapen 100 mijë euro të...

Në një autobus tek Dheu i Bardhë kapen 100 mijë euro të padeklaruara

Policia e Kosovës dhe Dogana kanë parandaluar futjen e mbi 100 mijë eurove të padeklaruara në territorin e Republikës së Kosovës.

Rasti është zbuluar sot në Pikëkalimin Kufitar  tek Dheu i Bardhë, gjatë kontrollit të detajuar të një autobusi të linjës ndërkombëtare.

Sipas Policisë së Kosovës, Autoritetet kanë gjetur 100 mijë euro, të ndara në 500 kartëmonedha nga 200 euro, të cilat nuk ishin deklaruar sipas procedurave të përcaktuara, transmeton Klankosova.tv.

Paratë janë sekuestruar, ndërsa ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore.

Policia dhe Dogana kanë thënë se bashkëpunimi ndërinstitucional do të vazhdojë për zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e sigurisë financiare në vend.

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT