Sunday, August 16, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | Aksidenti e çon në QKUK, Policia zbulon se ishte në...

Ekskluzive | Aksidenti e çon në QKUK, Policia zbulon se ishte në kërkim për vjedhje – ndalohet 36-vjeçari në Gjakovë

Një aksident trafiku ka çuar Policinë te një person që rezultonte në kërkim për raste të vjedhjeve, duke përfunduar me ndalimin e tij për 48 orë, mëson Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Azem Rafuna 36-vjeçar, i cili më 15 gusht kishte përfunduar në QKUK në Prishtinë, pasi kishte pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku.

Informacioni se Rafuna ndodhej në QKUK ka mbërritur edhe te Sektori i Hetimeve Rajonale, ndërsa pas verifikimit në sistem ka rezultuar se ndaj tij ishte lëshuar kërkim policor për disa raste të vjedhjeve.

Hetuesit janë nisur drejt QKUK-së dhe, pas procedurave përkatëse, 36-vjeçari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Pas intervistimit, Prokurori i çështjes ka marrë vendim që Rafuna të ndalohet për 48 orë.

Sinjali mëson se një nga rastet për të cilat po trajtohet lidhet me dyshimet për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, të ndodhur më 3 nëntor 2024, rreth orës 02:40, në rrugën “Nëna Terezë” në Gjakovë.

Në këtë rast, si viktimë figuron Gj.D rreth 42-vjeçar.

Një tjetër detaj që ka dalë gjatë verifikimeve lidhet me identitetin e të dyshuarit. Në sistem ai rezulton edhe me emrin Azem Avdili, ndërsa sipas të dhënave policore, mbiemri i tij është ndryshuar me vendim nga Avdili në Rafuna.

Rasti po trajtohet nga njësitet kompetente të hetimeve.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT