Thursday, May 7, 2026
spot_img
HomeLajmeE rëndë në Shtime: 24-vjeçari rrah dhe kanos nënën e tij, përfundon...

E rëndë në Shtime: 24-vjeçari rrah dhe kanos nënën e tij, përfundon në pranga

Një person është arrestuar në Shtime, nën dyshimet për sulm, kanosje dhe dhunë në familje.

Sipas njoftimit të policisë, rasti është raportuar më 7 maj 2026, rreth orës 13:20, në stacionin policor në Shtime, ku një grua ka deklaruar se ishte viktimë e dhunës fizike dhe kanosjes nga djali i saj.

Bëhet e ditur se viktima kishte pranuar edhe trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, pas lëndimeve të pësuara.

I dyshuari, një mashkull 24-vjeçar, është shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe është intervistuar nga hetuesit e Njësisë së Dhunës në Familje.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E rëndë në Shtime: 24-vjeçari rrah dhe kanos nënën e tij, përfundon në pranga appeared first on Sinjali.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT