Wednesday, September 30, 2026
spot_img
HomeLajmeE rëndë në Majac të Podujevës: Ndërron jetë Miradije Gashi pas plagëve...

E rëndë në Majac të Podujevës: Ndërron jetë Miradije Gashi pas plagëve të rënda

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja tragjike në Majac të Podujevë, ku Miradije Gashi 68-vjeçare, e cila kishte mbetur e plagosur rëndë një ditë më parë, ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra.

Sipas informacioneve, viktima kishte pësuar plagë të rënda, kryesisht në pjesën e kokës, dhe po trajtohej në gjendje kritike. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Ngjarja ka tronditur banorët e zonës, ndërsa në të njëjtin rast një person tjetër kishte humbur jetën dhe e dyshuara kryesore ishte gjetur e plagosur rëndë.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT