Thursday, May 7, 2026
spot_img
HomeLajmeE rëndë në Berat/ Kishte humbur prej disa ditësh, gjendet i mbytur...

E rëndë në Berat/ Kishte humbur prej disa ditësh, gjendet i mbytur në lumin Osum 30-vjeçari

Gjendet i mbytur në lumë 30-vjeçari nga Berati, David Shehaj.

Ai ishte larguar nga banesa në dt.30 Prill dhe i ati kishte denoncuar në polici largimin e tij. Duke dyshuar se mund të ishte hedhur në lumë, pas kërkimeve, trupi i tij i pajetë u gjet mesditën e sotme në fshatin Remanicë.

Një 30-vjeçar nga lagjia “Çlirim” në qytetin e Beratit është gjetur sot i mbytur në lumë. David Shehaj ishte larguar nga banesa në dt.30 Prill dhe i ati kishte denoncuar në polici largimin e tij. Pas dëshmive të marra nga disa persona të zonës se e kishin parë duke u hedhur në lumë, Drejtoria Vendore e Policisë Berat dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Repartit Ushtarak në Poshnje, kanë nisur mëngjesin e sotëm kërkimet përgjatë rrjedhës së lumit Osum.

Trupi i pajetë i 30-vjeçarit u gjet pas disa orë kërkimesh në lumë, në fshatin Remanicë dhe u transportua drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat, për t’ju nënshtruar autopsisë mjeko-ligjore.30-vjeçari David Shehaj ishte konsumator i lëndëve narkotike dhe me precedentë penal, pasi disa herë është arrestuar për vjedhje.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT