Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë.
Policia ka bërë të ditur se viktima u gjet në shtëpinë e tij, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente, transmeton Klankosova.tv.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve.
“Janjevë 26.07.2026-09:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve”.


