Monday, July 27, 2026
spot_img
HomeLajmePërleshje mes 2 familjeve në Lipjan, konfiskohet një armë – 2 persona...

Përleshje mes 2 familjeve në Lipjan, konfiskohet një armë – 2 persona dërgohen në mbajtje

Një përleshje mes dy familjeve ka ndodhur të dielën në Lipjan, pas një mosmarrëveshjeje mes palëve.

Policia bën me dije përmes raportit se rasti është paraqitur më 26 korrik orës 19:30. Pas intervenimit në vendngjarje, policia ka gjetur dhe ka konfiskuar një revole të llojit Ekol, transmeton Klankosova.tv.

Pas intervistimit të personave të përfshirë, me vendim të prokurorit, dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë dërguar në mbajtje.

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT