E reja që dyshohet se ka privuar nga jeta foshnjën e saj në Emergjencën e Ferizajt, ende nuk është marrë në pyetje zyrtarisht nga hetuesit policorë.
Gazetarja e Klan Kosova, Qëndresa Tërshani e cila po raporton nga Emergjenca tha se e reja po vazhdon të qëndrojë në repartin e gjinekologjisë në Ferizaj, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.
Njëherësh, lidhur me rastin, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka hapur hetime dhe rasti po trajtohet me dyshimin për veprën penale “Vrasja e foshnjes gjatë lindjes”.
Klan Kosova ka arritur po ashtu të sigurojë detaje se si kishte ndodhur ngjarja në tërësi, për të cilat mund të informoheni në linqet vijuese:
Vdekja e foshnjes në Emergjencën e Ferizajt, Prokuroria hap rastin
“Nëna 21-vjeçare”, detaje të reja për rastin e rëndë të vdekjes së foshnjes në Ferizaj


