Saturday, October 3, 2026
spot_img
HomeLajme“E mbajtën si mbret”, gazetari jep detaje për seancën ndaj Gjestit (VIDEO)

“E mbajtën si mbret”, gazetari jep detaje për seancën ndaj Gjestit (VIDEO)

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot u mbajt seanca e parë dëgjimore ndaj këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur me emrin artistik Gjesti. Ai u ndalua të mërkurën nën dyshimin për veprat penale “armëmbajtje pa leje”, “kanosje” dhe “dëmtim i pasurisë”.

Lidhur me zhvillimin e seancës gjyqësore, gazetari Pleurat Salihu në emisionin “Kosova Today” tha se siguria ishte e tepruara nga ana e Gjykatës, ndërsa shtoi se gardianët e trajtuan si “mbret” Gjestin, transmeton Klankosova.tv.

“Sot, si asnjëherë më parë ka qenë një siguri e tepruar nga ana e stafit në Gjykatë, po ashtu edhe gardianët e mbajtën Gjestin si një lloj mbreti në seancën gjyqësore, neve na u pamundësua komplet që t’ia shohim fytyrën dhe t’ia bëjmë ndonjë fotografi, mirëpo krejt ajo që mund të them për të, është se Gjykata nuk e ka luajtur rolin të cilin do duhej ta luante”, tha ai në Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT