Gjatë ditës së martë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat gjatë ditës vende-vende priten të sjellin riga shiu, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkaq bazuar në këto të dhëna, temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 4°C, e ato maksimale nga 19 në 22°C.
Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-8m/s.


