Monday, July 27, 2026
spot_img
HomeLajmeE hënë e vranët: Priten reshje shiu, shkarkime rrufesh dhe breshër

E hënë e vranët: Priten reshje shiu, shkarkime rrufesh dhe breshër

Gjatë ditës së hënë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës do të zhvillohen lokalisht, duke sjellë mundësi për reshje shiu, shkarkime rrufesh, si dhe mundësi për breshër në vende të izoluara.

Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 13-15°C, derisa ato maksimale nga 26-30°C, transmeton Klankosova.tv.

Era do të fryjë nga drejtimet veriperëndimore dhe veriore, me shpejtësi mesatare 1-8 m/s, ndërsa gjatë zhvillimit të vranësirave konvektive mund të ketë fuqizime të përkohshme.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT