Është ndarë nga jeta në moshën 26-vjeçare nga Peja, Valerina Gjocaj, pas një sëmundjeje të rëndë dhe të shkurtër.
Lajmi për vdekjen e saj ka tronditur familjarët, miqtë dhe komunitetin lokal, të cilët kanë shprehur dhimbje të thellë për humbjen e hershme.
Sipas njoftimit të familjes, ceremonia e varrimit do të mbahet sot në fshatin Rashiq në ora 16:00.
Humbja e saj është pritur me pikëllim të madh në vendlindje, ndërsa të afërmit dhe qytetarët kanë shprehur ngushëllime për familjen Gjocaj.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


