Friday, August 21, 2026
spot_img
HomeLajmeE dhimbshme: I riu kosovar që u vra në Suedi, varroset nesër...

E dhimbshme: I riu kosovar që u vra në Suedi, varroset nesër në vendlindje

Nesër, më 16 korrik do të varroset i riu kosovar, Gent Maksutaj, i cili u vra më 5 korrik në Suedi.

Sipas njoftimit mortor, 19-vjeçarit do t’i jepet lamtumira e fundit në varrezat e fshatit Banjë, transmeton klankosova.tv.

I riu dyshohet se u privua nga jeta aksidentalisht, gjatë një përleshje mes bandave kriminale.

Sipas policisë i dyshuari për të shtënat dyshohet se ka udhëtuar me tren drejt Stokholmit, ku edhe është arrestuar më vonë.

Policia suedeze e ka cilësuar ngjarjen si vrasje dhe po vazhdon hetimet për të zbardhur rrethanat e sakta të ngjarjes.

Vrasja e 20-vjeçarit kosovar në Suedi, zbulohet si u kap autori i krimit

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT