Wednesday, July 8, 2026
spot_img
HomeLajmeDyshohet se u përfshi në rastin “Kobra”, ky është personi që u...

Dyshohet se u përfshi në rastin “Kobra”, ky është personi që u ekstradua nga Hungaria

Një person që dyshohet se është i përfshirë në rastin “Kobra”, ku u vra një shtetas i Shqipërisë, është ekstraduar nga Hungaria në Kosovë.

Klankosova.tv mëson jozyrtarisht se bëhet fjalë për R. Susurin.

I njëjti dyshohet për disa vepra penale, si “Armëmbajtje pa leje” dhe “fshehje e provave”.

Ai për një kohë i ishte shmangur drejtësisë kosovare, por arratia e tij mori fund pasi u arrestua nga autoritetet hungareze me kërkesë të Interpolit.

Lidhur me rastin është deklaruar përmes një komunikate edhe Policia e Kosovës.

Më 3 janar 2023, në lokalin “Kobra City” në Prizren, u vra një shtetas i Shqipërisë.

I ekstraduari nga Hungaria dyshohet se ishte i përfshirë në rastin “Kobra”

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT