Friday, August 21, 2026
spot_img
HomeLajmeDy të lënduarit nga aksidenti në Gjakovë dërgohen në QKUK, Syla flet...

Dy të lënduarit nga aksidenti në Gjakovë dërgohen në QKUK, Syla flet për Sinjalin: Gjendja e tyre stabile

Gazeta Sinjali ka raportuar më herët për një aksident në Gjakovë, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar.

Të lënduarit fillimisht janë trajtuar në Spitalin e Gjakovës, ndërsa më pas janë transferuar për trajtim të mëtejmë në Qendrën Emergjente në Prishtinë.

Drejtori i Qendrës Emergjente, Naser Syla, ka bërë të ditur për Sinjalin se pas ekzaminimeve dhe konsultave mjekësore, njëri prej pacientëve është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, ndërsa tjetri vazhdon të mbahet nën observim.

“Dy të aksidentuar janë sjellë nga Spitali i Gjakovës. Pas ekzaminimeve dhe konsultave të realizuara, njëri është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, ndërsa tjetri është ende në observim në Qendrën Emergjente. Gjendja e tyre për momentin është stabile”, ka thënë Syla për Gazetën Sinjali.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT