Saturday, May 16, 2026
spot_img
HomeLajmeDy të lënduar nga vetaksidenti në rrugën Milloshevë – Lebanë

Dy të lënduar nga vetaksidenti në rrugën Milloshevë – Lebanë

Dy persona janë lënduar si pasojë e vetaksidentit në fshatin Prugovc, në rrugën Milloshevë – Lebanë.

Këtër për Klankosova.tv e bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës në Prishtinë.

“Sot rreth orës 10:20, në rrugën Milloshevë -Lebanë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore”.

“Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, ka thënë Ahmeti. /Klankosova.tv

The post Dy të lënduar nga vetaksidenti në rrugën Milloshevë – Lebanë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT